Nëse nuk investohet në rrugë, Mareci rrezikon të braktiset [video]

16 Tetor 2016 - 21:08      

Është fshati më i madh për nga territori në komunën e Prishtinës.

Por, Mareci ka probleme të mëdha me rrugët e paasfaltuara e të mbushura me gropa, raporton KTV.

Një nga to është edhe ajo në lagjen e Vitiajve.

Banorët ankohen se kjo rrugë po u shkakton probleme të mëdha, sidomos kur fillojnë reshjet e shiut e borës.
“Rruga është katastrofë e keqe, kur bien shi bohet gropa, dimrit s’mundemi me kapërcye”, thotë Valmir Vitia banor i Marecit.

“Qe 17 vjet që u krye lufta, ne këtu kemi vujtë për udhëtim, për shkollim, për me shku te mjeku”, thotë Avdi Vitia një tjetër banor i Marecit.

Ata thotë se përkundër që kanë marrë premtime nga komuna nuk është bërë asgjë.

Madje, sipas tyre, vitin e kaluar u ishte thënë se kjo rrugë është në fazën e tenderimit e edhe në prill të këtij viti përsëri kishin marrë premtimin se rruga do të asfaltohet.

Por, gjendja e saj nuk ka ndryshuar, derisa banorët thonë se janë harruar nga komuna.

Sipas Halim Vitisë, nëse nuk investohet në rrugë, ky fshat rrezikon të braktiset.

Në komunë thonë se rruga nuk ka mundur të asfaltohet këtë vit, për shkak të mungesës së buxhetit.
“Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës ka intervenuar kohë më parë në rrugën në lagjen e Vitiajve dhe tani ajo rrugë është e kalueshme dhe projektimi për ndërtimin e kësaj rruge ka përfunduar. Meqenëse në Marec ka rrugë të tjera me gjendje më të përkeqësuar dhe nuk kanë qenë të kalueshme, Komuna e Prishtinës sivjet ka intervenuar në rrugën 7-kilometërshe me ç’rast ka përfunduar punimet, duke filluar prej Vitisë së Marecit deri të flotacioni, pra ajo rrugë tash ka përfunduar, derisa rruga në lagjen e Vitiajve do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunën e Prishtinës.

Ndryshe, kjo rrugë, mund të shërbejë për lidhjen më të shkurtër të Prishtinës me Kamenicën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...