Foto: Koha

Prindërit ankohen për pastërtinë në çerdhen “Gëzimi ynë” [video]

15 Tetor 2016 - 20:28      

I dërgojnë fëmijët në çerdhe me frikën se mund t’u cenohet shëndeti, për shkak të gjendjes jo të mirë sanitare në të.

Çerdhja “Gëzimi ynë” nuk paraqet nivel të kënaqshëm të pastërtisë, thonë prindërit, raporton KTV.

Ndërkaq, drejtoresha e këtij institucioni thotë se ankesat e prindërve janë të pabaza dhe se çerdhja ka një staf të tërë që përkujdeset që kushtet higjieno-sanitare të jenë në nivelin e duhur.

Ajo është shprehur e shqetësuar për konstruksionin e brendshëm të çerdhes, por ka thënë së kjo është çështje kohore, e cila së shpejti do të rregullohet.

Ndërkaq, komuna e Prishtinës ka deklaruar se ka një kontratë, e cila është duke u zbatuar, por intervenimit në këtë çerdhe nuk i ka ardhur ende radha.
Sipas tyre, krahas dezinfektimit të çerdhes, kompania përkatëse do të intervenojë edhe në rregullimin e nyjave sanitare, problem i shfaqur rishtazi në këtë çerdhe.

Me rreth 400 fëmijë që ndjekin mësimin parashkollor në të, çerdhja “Gëzimi ynë” ka fluksin më të lartë të fëmijëve të regjistruar në kryeqytet.

Karakteristikë tjetër e kësaj çerdheje është fakti se ajo është nga qendrat e rralla që ofron përkujdesje ditore, ku socializohen edhe fëmijët me nevoja të veçanta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...