Stacioni i Autobusëve mbetet në gjendje kaosi [video]

14 Tetor 2016 - 19:35      

Inspektorati i Punës ka marrë vendim për anulimin e vendimit të Bordit të Stacionit të Autobusëve për shkarkimin e Ylber Çitakut nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe caktimin e Nezir Ramës ushtrues detyre.

Ky institucion ka konstatuar parregullsi në lidhje me vendin e mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, në kundërshtim me dispozitën 15.4 (A) të statutit të ndërmarrjes, raporton KTV.

Ndërsa, mospjesëmarrja e kryeshefit në mbledhjen e bordit, me arsyetimin se bëhet fjalë për performancën e tij, sipas vendimit të inspektoratit, është në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut dhe dispozita tjera ligjore.

Po ashtu, është konstatuar aplikim i gabuar i së drejtës materiale në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës, si dhe parregullsi në procesverbalin e mbledhjes së bordit.

Ky vendim rikthen Ylber Çitakun në krye të kësaj ndërmarrjeje.

Përderisa bordi ka afat që deri të hënën të lajmërojë inspektoratin për eliminimin e parregullsive, Çitaku ka konfirmuar se javën e ardhshme do të kthehet në vendin e tij të punës.

Ndërsa, kryesuesi i bordit që mori vendimin për shkarkim, Sherif Sejdiu, përmes telefonit, i ka thënë Kohavision-it se “nëse vendimi i inspektoratit është në rregull, atëherë nuk mund t’i shmangemi dhe jemi të obliguar ta zbatojmë atë”.

Ndryshe, më 5 shtator, bordi i “Stacionit të Autobusëve” kishte marrë vendimin për shkarkimin e Çitakut.

Më 23 shtator, pas bastisjes së zyrave nga Policia dhe protestës së punëtorëve, ishte vulosur vendimi për caktimin e Nezir Ramës, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...