14 Tetor 2016 - 11:43
Drejtoresha e ASK-së, Shannon Bruce Ramaka, u ka thënë të pranishmëve se institucioni që ajo e drejton ka bashkëpunuar me mësimdhënësit e të gjitha shkollave, si dhe me komunën e Prishtinës për të cilën tha se e ka përkrahur në organizmin dhe mbajtjen e këtij samiti.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci,transmeton kp, ka deklaruar se samite të tilla deri më tani janë organizuar vetëm jashtë Kosovës.
Sipas saj, të gjithë ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në ato samite, tashmë e kanë rastin që të jenë të pranishëm në Kosovë.
Kosovo Learning Summit, ka filluar sot dhe pritet të zgjasë tri ditë.
Në këtë samit të organizuar nga American Scool of Kosova pritet të marrin pjesë një numër i madh i mësimdhënësve nga të gjitha shkollat e vendit
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...