Çdo i pesti fillorist i Prishtinës ka problem me mbipeshën

14 Tetor 2016 - 08:25      

Mbipesha po rezulton të ketë shënuar rritje te nxënësit e klasës I-IX në Komunën e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Ky konstatim ka dalë nga kontrolli mjekësor i rregullt që u bëhet nxënësve në shkollat fillore, rezultatet e të cilit janë bërë publike të enjten.

Nga numri i përgjithshëm prej 10 050 nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën, që u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore nëpër shkolla, rezulton se çdo i pesti prej tyre ka probleme me mbipeshë.

Këto të dhëna janë paraqitur të enjten, në një konferencë shtypi që kanë mbajtur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë në Komunë-Arben Vitija, mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë- Nexhmedin Hoti, si dhe mjekëve të tjerë që kanë udhëhequr projektin e vizitave sistematike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta për vitin shkollor 2015-2016, i cili është drejtuar nga Komuna e Prishtinës.

Obeziteti rezulton të ketë prekur më shumë fëmijët e gjinisë mashkullore. Ndërsa, të dhënat e nxjerra edhe në një raport zyrtar, tregojnë se 22.3 për qind e nxënësve në Prishtinë vuajnë nga obeziteti.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...