Kryeshefi e pranon se ka punësuar të afërm në “Termokos” [video]

13 Tetor 2016 - 19:33      

Pak ditë pasi u akuzua publikisht nga asamblisti i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja, për punësimin e të afërmeve në Termokos, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Naser Canolli, ka pranuar se ka punësuar një të afërm si shofer, derisa ka mohuar akuzat për punësimet tjera, raporton KTV.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij janë shtuar vetëm dy punëtorë në ndërmarrjen, të cilën ai e drejton. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin.

Ndërsa ka shtuar se këto punësime janë bërë në kohën kur kryetari i partisë së Canollit, Kadri Veseli, nënshkroi memorandumin për ndërmarrjet publike me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, LDK-ja, në një konferencë shtypi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për gjendjen e keqe në ndërmarrjet publike. Por, Ahmeti u është përgjigjur këtyre akuzave duke bërë krahasime mes gjendjes, në të cilën i gjeti ndërmarrjet dhe gjendjen e tanishme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...