Rruga “Rexhep Luci” mbetet në gjendje të rëndë nga punimet e “Termokosit”

13 Tetor 2016 - 18:21      

Ka dy javë që kanë nisur punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes së qytetit nga “Termkos”, në rrugën “Rexhep Luci”.

Por punimet në qendër të kryeqytetit nuk kanë përfunduar, duke lënë të dëmtuar rrugën në pjesën më të madhe të saj. Reshjet që kanë rënë ditëve të fundit kanë bërë akoma më të shëmtuar pamjen aty.

Banorë të kësaj lagje kanë dërguar fotografi në adresë të portalit Koha.net, ku janë ankuar me neglizhencën që po ndodh në këtë proces.

Portali Koha.net ka provuar të marrë prononcim nga zyrtarë për informim në “Termokos”, por një gjë e tillë, kur ka përfunduar orari zyrtar i punës, ka qenë e pamundur të arrihet. Kanë premtuar se nesër do të mund të japin detaje në lidhje me këto punime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...