LDK: Komuna e Prishtinës humbi 15 milionë euro

13 Tetor 2016 - 12:15      

Përfaqësues të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë akuzuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se me qëllime politike po i organizon militantët para hyrjeve të ndërmarrjeve publike në mënyrë që t’i largojë aksionarët nga këto ndërmarrje.

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala në një konferencë për media ka thënë se militantët e Vetëvendosjes, transmeton kp, nuk i lejuan të hynë aksionarët e ndërmarrjes banesore disa herë në ndërmarrje, dhe kështu u larguan edhe anëtarët e përkohshëm.

Sipas tij,15 milionë janë të humbura nga mosinkasimi dhe po aq të neglizhuara me projekte të bartura e të papërfunduara. 

Shala pati edhe ankesa në organizimin e mbledhjeve të kuvendit komunal në kryeqytet si dhe vërejtje tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...