Kush po “lufton për numra” në Kuvendin e Prishtinës [video]

12 Tetor 2016 - 19:25      

Vetëvendosja në Prishtinë paralajmëron se do të ngrehë kallëzim penal ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal, Halim Halimi, për siç thonë standarde të dyshimta dhe mashtrim të KQZ-së me kërkesën për zëvendësimin e asamblistes Lirjeta Rexhepi dhe heshtjen ndaj mungesave të asamblistit Blerand Stavileci.

Në PDK këto i quajnë të pavërteta dhe “pazarllëqe të Vetëvendosjes në luftë për numra”.
Madje vetë shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Lirak Çelaj, akuzon Vetëvendosjen se po tenton t’i “blejë asamblistët e partive kundërshtare.”

Ai thotë se reagimi i Vetëvendosjes është joparimor, derisa shton se “ata nuk kanë pse të përzihen në punët e brendshme të PDK-së”.
Çelaj i mohon pretendimet e Vetëvendosjes se Blerand Stavileci i ka përmbushur kushtet ligjore për t’iu marrë mandati.
Ndryshe, KTV-ja ka provuar, por nuk ka mundur të kontaktojë as me ministrin Blerand Stavileci, e as me kryesuesin Halim Halimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...