11 Tetor 2016 - 20:03
Sipas kumtesës Grupi i LD-së konsideron se ndërprerja e punës nga inspekcioni në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, për shkak të kushteve të rënda për punë dhe pamundësisë të qëndrimit sipas orarit të fëmijëve, është pasojë e dështimeve të Komunës dhe udhëheqjes së saj në menaxhimin e institucioneve, si në rastin e kësaj çerdheje.
Janë prindërit ata që flasin dhe reagojnë atëherë kur gjendja bëhet e padurueshme, thotë kumtesa.
Përpjekjet për të fshehur ndërprerjen e punës në një nga objektet e kësaj çerdheje, duke e lejuar një numër të vogël të fëmijëve për qëndrim në çerdhe në objekte të tjera të kompleksit, me gjendje pothuajse të njëjtë, tregon se qeverisja në Prishtinë po përpiqet t’i fshehë të gjitha dështimet, të mos ketë transparencë dhe llogaridhënie.
“Grupi konsideron se udhëheqja e Prishtinës, duke u marrë me çështje krejt të tjera nga ato për të cilat mori mandatin zgjedhor, duke u marrë me çështje jashtë domenit të saj ligjor dhe administrativ, ka hyrë në fazën më të rëndë të dështimeve me pasoja të rënda për kryeqytetin” thotë e kumtesa e cila në fund kërkon nga kryetari Shpend Ahmeti të ndërmarrë masat e duhura që komunës të mos i mbyllen çerdhet për shkak të kushteve të rënda për fëmijë dhe që udhëheqja e Komunës të merret me mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës më shumë e jo me çështjet e nivelit qendror të Republikës së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...