“KUR Prishtina” nesër do të marrë mostra të ujit të turbullt në kryeqytet

10 Tetor 2016 - 20:02      

Pas lajmit të publikuar në portalin Koha.net, për turbullimin e ujit në lagjen te Tregu i Gjelbër në kryeqytet, ka reaguar Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

LEXO EDHE: UJI I TURBULLT NË KRYEQYTET

Arjeta Mjeku Azizi ka thënë për portalin se nesër në mëngjes, ekipet e laboratorit fiziko-kimik dhe bakteriologjik nesër në orët e hershme të mëngjesit do të dalin në vendin e ngjarjes, ta marrin mostrën e ujit dhe ta verifikojnë se prej nga vjen ai ujë i turbullt.

“Do ta verifikojmë se a është nga sistemi i ujësjellësit apo mund të jetë ndonjë problem lokal, sepse pjesa më e madhe e shtëpive në atë pjesë kanë puset e veta private, ku nëpër të njëjtin sistem të gypave rrjedh edhe uji i ujësjellësit edhe ai i puseve, ndërsa dihet se kohëve të fundit kemi pasur reshje të shiut dhe puset kanë mundur të turbullohen”, ka thënë Mjeku.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...