10 Tetor 2016 - 20:33
Zyrtarë të kësaj të fundit, thonë se AKP-ja po qëndron jashtëligjshëm në pronën e tyre, edhe pse atyre u është kërkuar largimi, pasi komuna e ka projektin që në ato hapësira të vendoset tregu i gjelbër, raporton KTV.
Miranda Mullafazliu – Zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, kërkon nga Ministria e Administratës Publike që sa më shpejtë të bëjë një zgjidhje për AKP-në.
Ndërsa shton se AKP-ja nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre dhe se që nga 1 qershori ajo nuk është duke paguar as qiranë që e ka paguar më parë.
Në AKP thonë se ka pasur takime, edhe pse nuk kanë treguar se kur do ta lirojnë pronën e komunës.
E, as në Ministrinë e Administratës Publike, e cila është përgjegjëse për sistemimin e AKP-së në ndonjë objekt tjetër, nuk kanë treguar se kur mund të zgjidhet kjo çështje.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, asamblisti i Vetëvendosjes, Kreshnik Ahmeti, pati deklaruar se derisa AKP-ja me kryeparlamentarin Kadri Veseli po lirojnë prona të uzurpuara, ajo vetë është uzurpatore e pronës komunale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...