Foto: Koha

VV akuzon PDK-në e Prishtinës për punësim të familjarëve në “Termokos” [video]

8 Tetor 2016 - 16:44      

Në ndërmarrjen publike “Termokos” kanë filluar punësimet e të afërmeve të drejtueseve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Naser Canolli, i cili më herët ka qenë nënkryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, së fundmi ka punësuar dy të afërm e po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka punësuar djalin e të dashurës së tij.

Këto akuza i ka bërë në emisionin 038 në KTV asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, në përballjen e tij me aksionarin e kësaj ndërmarrjeje, Muhamet Selmani i cili është asamblist i PDK-së.

“Ju më detyruat të përmend emra, Naser Canolli ka punësuar Arben Canollin djalin e vëllait dhe Përparim Fazliu djali i motrës, ndërsa Lirak Çelaj ka punësuar djalin e të dashurës së tij, Ares S. Egrini”, ka thënë Ramabaja duke akuzuar drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së për keqpërdorime të ndërmarrjeve publike.

Ndërsa Selmani ka thënë se ai nuk është në dijeni të këtyre punësimeve por ka theksuar se do të interesohet për këtë dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ndërmarrin masa.

Selmani se këtë shumë shpejt do të raportoj në Kuvendin Komunal të Prishtinës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...