8 Tetor 2016 - 16:14
Në vizitën dy ditore, delegacioni i përbërë nga Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Enkeleda Isaku, drejtoreshë e Drejtorisë së edukimit dhe zhvillimit, Elona Hasko, përgjegjëse e sektorit të edukimit dhe kujdesit psiko-social, si dhe Dorian Xhaja, specialist i zyrës për burime njerëzore, u takuan me Drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavcin, Shefen e Kabinetit të Kryetarit Ahmeti, Fitore Pacollin dhe zyrtarë të tjerë.
“Interesimi kryesor i mysafirëve ishte arsimi parafillor në Prishtinë, kopshtet dhe çerdhet, me theks të veçantë tek çerdhet me bazë në komunitet, si ide që mund të implementohet edhe në Tiranë”, thuhet në një njoftim për media të Komunës së Prishtinës.
Drejtoresha Nagavci i njoftoi ata me organizimin e përgjithshëm të edukimit parafillor në Prishtinë, derisa Fitore Pacolli ua shpjegoi bazën ligjore mbi të cilën funksionojnë çerdhet me bazë në komunitet.
Mysafirët nga Tirana vizituan edhe çerdhet “Botanika”, “Ardhmëria” e “Shkronjat”, ku u njoftuan për së afërmi me punën e tyre, si dhe Kuzhinën Qendrore ku përgatitet ushqimi për fëmijët nëpër çerdhe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...