Prishtina do t’i ndajë 100 banesa për rastet sociale tri vjet pas ndërtimit [video]

7 Tetor 2016 - 19:36      

E shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të saj, Myrvete Bucolli, çdo ditë, pavarësisht kushteve ekonomike, mundohet të mbijetojë.

Bucolli, qysh nga paslufta, jeton në një objekt që nuk i plotëson kushtet e duhura për jetesë në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Aktualisht, bashkëshorti dhe ajo janë të papunë, derisa ballafaqohen edhe me sëmundje të ndryshme, raporton KTV. Objekti ku banon është i kunatit të saj, për të cilin Bucolli thotë t’u ketë kërkuar ta lirojnë.

Por gjendja e Bucollit ka mundësi të ndryshojë, brenda një periudhe të shkurtër.

Pas gati pothuajse tre vjetësh, prejse janë ndërtuar këto banesa kolektive, këtu në Hajvali, pritet që t’u ndahen rasteve sociale.

Komuna e Prishtinës ka thënë se këto banesa do të ndahen nëpërmjet konkursit publik, i cili pritet që brenda javës së ardhshme, të publikohet.

Për shkak të mungesës së kanalizimit, këto banesa morën kaq shumë kohë për t’u funksionalizuar, thonë zyrtarët komunalë.

Këtë javë, Komuna e Prishtinës ka formuar komisionin që do të bëjë përzgjedhjen e aplikuesve.

Rreth 100 familje pritet të gjejnë strehim në këto banesa, pavarësisht se interesimi për to mbetet i madh.

Shqetësim tjetër gjithashtu mbetet afërsia e këtyre banesave me qendrën e paraburgimit, e cila është duke u ndërtuar nga Ministria e Drejtësisë. Komuna dhe ekspertët konsiderojnë se kjo është e dëmshme për rastet sociale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...