“Termokosi” është gati për ngrohje të kryeqytetit

7 Tetor 2016 - 14:04      

Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e sezonit ngrohës 2016/2017. Furnizimi me ngrohje do të fillojë nga fundi i muajit tetor për të gjithë konsumatorët që janë të kyçur në këtë rrjet, transmeton rtk.

Sipas përfaqësueses së ngrohtores së kryeqytetit “ Termokos”, Afërdita Uka, ngrohtorja e kryeqytetit është duke i kryer të gjitha punët të cilat lidhen me fazën e dytë të Projektit të kogjenerimit, punë të cilat lidhen me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, shumica e këtyre punëve janë afër finalizimit dhe pritet të përfundojnë brenda disa ditësh.

“Të gjitha punimet, që janë duke u zhvilluar në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit, që kanë të bëjnë me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar. Siç edhe mund ta shihni jemi duke punuar në disa pozicione të ndryshme në kryeqytet. Punimet në pjesën më të madhe të këtyre segmente janë afër finalizimit dhe pritet të përfundojnë brenda disa ditësh. Ndërkohë, është punuar edhe në rehabilitimin komplet të 50 nënstacioneve të ngrohjes”, ka thënë Uka.

Ajo ka treguar se, këto punime dhe të gjitha përgatitjet tjera të nevojshme janë bërë, për një fillim sa më të suksesshëm të sezonit të ri të ngrohjes.

. “Departamenti i prodhimit është duke përcjellë në vazhdimësi lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe para së gjithash varësisht nga kushtet klimatike, si dhe sipas planifikimeve tona sezoni ngrohës do të fillojë në afatin ligjor për pothuaj të gjithë konsumatorët tanë. Vlerësuar sipas dinamikës së punimeve, mund të ketë vonesa për fillimin e sezonit ngrohës për disa objekte banesore në lagjen “Kodra e Diellit”. Mirëpo, edhe për këto objekte ngrohja nuk do të vonojë shumë, ngase furnizimi me ngrohje mund të fillojë deri nga fundi i muajit tetor”,ka deklaruar Uka.

Tutje, Uka ka folur rreth realizimit të Projektit të kogjenerimit dhe ka treguar që të gjitha këto mjete janë siguruar nga donatorët e projektit. “Vlera prej rreth 30 milionësh është kostoja e realizimit të Projektit të kogjenerimit, faza e parë e të cilit ka përfunduar para dy vitesh, nëpërmes të cilit projekt është siguruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore për rreth 13 mijë konsumatorë. Të gjitha këto mjete janë siguruar nga donatorët e projektit: 13 milion e 825 mijë euro nga Komisioni Evropian, 11 milion euro nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (6 milion prej të cilave janë grant, ndërsa 5 milion janë kredi), 1.8 milion euro nga Qeveria Suedeze, 1.5 milion euro nga Qeveria e Luksemburgut dhe 2 milion nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkaq, fondet tjera shtesë për fazën e dytë dhe të tretë të Projektit të kogjenerimit janë ndarë nga Komisioni Evropian, që shefja e re e Zyrës së BE-së, znj. Nataliya Apostolova në vizitën e djeshme në “Termokos” e ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes për këtë projekt edhe me 8.3 milion euro për dy vitet e ardhshme për vazhdimin e rehabilitimit të rrjetit ekzistues të ngrohjes dhe për zgjerimin e rrjetit, ndërsa Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFË) ka ndarë edhe 4 milion euro, Qeveria e Kosovës 1.2 milion euro dhe Komuna e Prishtinës 1 milion euro”, ka thënë më tej ajo.

Në anën tjetër, Miranda Mullafazliu, zyrtare e “ Komunës së Prishtinës”, ka thënë se kjo është kompetencë e ngrohtores së kryeqytetit “ Termokos”, mirëpo Komuna e Prishtinës e ka përcjellur dhe mbështetur këtë projekt, duke dhënë lejen për kryerjen e punimeve dhe mbështetur në aspektin financiar, ngase është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës. “Projekti i kogjenerimit ka gjithsej tri faza, faza e parë është përfunduar para dy vitesh, nëpërmes të cilit projekt është siguruar ngrohje e mjaftueshme dhe e sigurt për rreth 13 mijë konsumatorë, faza e dytë është kjo e cila është duke u kryer tani e cila lidhet me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, kurse faza e tretë do të fillojë vitin e ardhshëm” ka thënë ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...