5 Tetor 2016 - 09:39
Kjo u tha të martën, gjatë seancës publike të organizuar nga ZRRE-ja, për të hyrat maksimale të lejuara për ngrohtoren e Prishtinës “Termokos” për këtë sezon të ngrohjes, e cila fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit të Energjisë Termike, ka bërë të ditur se “Termokosi” ka kërkuar që vlera e kostove operative për këtë sezon t’i lejohet që të jetë 4 milionë e 573 mijë e 840 euro, mirëpo vlerën totale që e ka lejuar ZRRE-ja kap vlerën prej 3 milionë e 884 mijë e 389 eurosh, apo për afro 700 mijë euro më pak sesa që kishte kërkuar ngrohtorja e qytetit.
Ndërsa, të hyrat maksimale të lejuara, për këtë sezon kapin shumën prej mbi 6. 3 milionë euro.
Ai ka bërë të ditur se ZRRE-ja ka lejuar investime të reja nga donacionet në vlerë prej afro 11 milionë eurosh, si dhe vetëfinancimin e investimeve të reja në vlerë prej afro 600 mijë eurosh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...