Ndërtesa e zjarrfikësve përfshihet nga uji [video]

4 Tetor 2016 - 19:30      

Objekti i institucionit të Zjarrfikësve në kryeqytet, të martën është përfshirë nga uji.

Nga reshjet e mbrëmshme të shiut çatia e objektit sërish është dëmtuar dhe për pasojë uji ka depërtuar brenda, raporton KTV .
Punëtorët deklarojnë se ballafaqohen me të njëjtën situatë sa herë bie shi. Të shqetësuar me gjendjen e krijuar, janë shprehur edhe zyrtarë të këtij institucioni.

Telashe ka pasur edhe objekti ku qëndron aktualisht ndërmarrja “Hortikultura”.

Por, Ekzekutivi komunal i Prishtinës ka thënë se gjatë kësaj periudhe objektet kanë qenë duke u rinovuar. Sipas tyre, kompania, e cila kishte ndërtuar objektin, nuk i ka përfunduar punët si duhet dhe për rinovim, është kontraktuar një tjetër kompani. Rinovimi pritet t’i kushtojë Komunës rreth 64 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...