Propozohet ulje e çmimit për ngrohje nga “Termokosi” [video]

4 Tetor 2016 - 19:25      

5% është ulja mesatare e propozuar e çmimit për ngrohje nga “Termokosi” nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Nëse bordi i ZRRE-së e miraton këtë propozim, atëherë do të ketë ulje të çmimit prej 7% për konsumatorët shtëpiakë, ndërsa 3% për ata komercialë e institucionalë.

Të hyrat e lejuara nga ZRRE-ja për “Termokosin” për sezonin 2016-17, do të jenë 6 milionë e 300 mijë euro, që është për afro 500 mijë euro më shumë se vitin e kaluar. Por, kjo shumë është më e vogël sesa kërkesa nga “Termokosi”.

Po ashtu, është prezantuar edhe struktura tarifore, e cila do të ndahet në disa kategori. Atë për objektet “një konsumator, një nënstacion” – ku ekziston matësi funksional; objektet ku disa konsumatorë janë të kyçur në një nënstacion dhe objektet në të cilat nënstacionet nuk janë të pajisur me matës funksional të energjisë termike.

Te kjo e fundit do të zbatohet tarifa normative e bazuar në sipërfaqen në metër katror për ngrohje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...