Foto: Koha

ZRE propozon ulje të çmimit të ngrohjes nga “Termokosi” për 5 për qind

4 Tetor 2016 - 14:33      

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar një ulje mesatare prej 5% të çmimit të ngrohjes për qytetarët që ngrohen nga “Termokosi”, raporton KTV.

Nëse Bordi i ZRRE-së e miraton këtë propozim, atëherë do të ketë ulje të çmimit prej 7% për konsumatorët shtëpiakë, ndërsa 3% për ata komercialë e institucionalë. Këto janë bërë të ditur në një seancë publike për të hyrat maksimale të lejuara nga ZRRE-ja për “Termokosin” për sezonin 2016-17, e të cilat do të jenë 6 milionë e 300 mijë euro, që është për afro 500 mijë euro më shumë se vitin e kaluar, por që është shumë më e vogël sesa kërkesa nga “Termokosi”.

Në këtë seancë është prezantuar edhe struktura tarifore, e cila do të ndahet për: objektet “një konsumatorë një nënstacion” – ku ekziston matësi funksional; objektet ku disa konsumatorë janë të kyçur në një nënstacion dhe objektet në të cilat nënstacionet nuk janë të pajisur me matës funksional të energjisë termike. Te kjo e fundit do të zbatohet tarifa normative e bazuar në sipërfaqen në metër katror për ngrohje.

Ndërkohë, është njoftuar se pas rehabilitimit të nënstacioneve do të fillojë procesi i pajisjes me matës, derisa janë prezantuar edhe raportet e detajizuara rreth të hyrave dhe projekteve të “Termokosit”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...