Foto: Koha

Tenderi për kontejnerët nëntokësorë në kryeqytet, në rivlerësim për të tretën herë

4 Tetor 2016 - 09:14      

Prishtinë, 4 tetor – Gjykata e Tenderëve ia ka kthyer për herë të tretë në rivlerësim Komunës së Prishtinës tenderin për kontejnerët nëntokësorë.

Në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, organ ky i cili ndryshe njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, thuhet se vendimi për kthimin në rivlerësim është marrë pasi që ka gjetur se ankesa e operatorit ekonomik për këtë tender është e bazuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Operatori ekonomik, “E-ing Com”nga Podujeva, sipas OSHP-së është ankuar se Komuna e Prishtinës nuk e ka respektuar nenin 59 të Ligjit të prokurimit publik gjatë dhënies së këtij tenderi, i cili ka pasur për kriter për dhënien e kontratës kompanisë së përgjegjshme konkurruese me çmimin më të ulët. Andaj, sipas ankuesit, tenderi nuk është dashur t’i jepej kompanisë “German Construction Group”, pasi që sipas tyre ajo nuk i plotëson kriteret që të shpallet fituese.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë mohuar të kenë bërë shkelje ligjore në këtë tender, sepse thjesht bëhet fjalë për kthimin e tij në rivlerësim dhe nuk është anulim tenderi.

Zekë Bardhaj, udhëheqës i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se deri tani, Komuna e Prishtinës ka pranuar nga OSHP-ja dymbëdhjetë vendime dhe një konkluzion, nga të cilat tri kanë të bëjnë me aktivitetet e vitit paraprak 2015, ndërsa tjerat me procedurat e këtij viti.

Edhe në fund të muajit korrik OSHP-ja ia pati kthyer në rivlerësim për herë të dytë të njëjtin tender Komunës së Prishtinës, me të cilën synohej rregullimi i kontejnerëve nëntokësorë dhe furnizimi me 34 kontejnerë të rinj.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 154.020 euro dhe ka të bëjë me rregullimin e vendit për 34 kontejnerë dhe blerjen e kontejnerëve të rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...