Foto: Koha

Fermerit nga Prishtina i ngordhin gjedhet nga një sëmundje misterioze [video]

3 Tetor 2016 - 22:06      

Pas një viti kur vendosi që me mjete vetanake të ndërtojë stallën dhe të shtojë numrin e gjedheve, Halim Vitisë nga Marevci i Prishtinës gjërat po i shkojnë ters.

Të hënën, atij i ngordhën dy lopë që thotë të kenë qenë të racës më të mirë. Kjo është hera e dytë që Halimit i ngordhin lopët. Gjendjen e bënë edhe më të rëndë për të, pasi të gjitha gjedhet e ngordhura ishin të mbarësuara, raporton KTV.

Halimi thotë se për shkak të frikës ka mbajtur të mbyllur pjesën tjetër të kopesë, por frika më e madhe e tij është te familja.

Ai që nga mëngjesi thotë të mos ketë lënë asnjë institucion pa telefonuar për t’u kërkuar ndihmë në largimin e dy lopëve të ngordhura, pasi qëndrimi i tyre në oborr vetëm sa rriste frikën për shëndetin e familjarëve të tij.

Gjatë mesditës, Halimi u vizitua nga Policia e Kosovës, e cila edhe ka bërë kontrollimin e kodrës ku së fundi janë ushqyer lopët, por kanë thënë të mos kenë gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.

Herën e parë kur i ngordhën lopët, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte dyshuar në sëmundjen antraks, por analizat kishin treguar të kundërtën, por deri më tani kjo agjenci nuk ka arritur të gjejë shkaktarin ngordhjes së lopëve të Halimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...