3 Tetor 2016 - 09:06
Sipas projeksioneve buxhetore që janë miratuar edhe në Kuvendin Komunal, Prishtina ka ndarë 17 milionë e 761 mijë euro për shpenzimet kapitale për vitin e ardhshëm, ndërkohë që në këtë vit buxheti për këtë kategori të shpenzimeve ka qenë 21 milionë e 712 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
E në anën tjetër, janë rritur në shuma deri në një qind për qind disa shpenzime që bëjnë pjesë në kategorinë e mallrave dhe shpenzime, siç janë ato për dreka e darka zyrtare, apo ato për shërbimet e regjistrimit dhe sigurimeve.
Kështu, sipas projeksioneve buxhetore, që janë të definuara në dokumentet zyrtare rezulton se në vitin 2016 Komuna e Prishtinës ka pasur buxhet prej 12 mijë eurosh për dreka zyrtare, përderisa në vitin 2017 për këtë qëllim ka ndarë 25 mijë euro të buxhetit.
(Më shumë sot në Kohën Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...