1 Tetor 2016 - 21:17
Driton Tafallari thotë se vendosja e 100 familjeve me gjendje të rëndë sociale, ku një numër i tyre do të kenë pamje nga burgu, mund të shkaktojë trauma sidomos te fëmijët, raporton KTV.
Ai gjithashtu thotë se edhe afërsia në mes të këtyre dy objekteve paraqet cenim serioz për sigurinë e të burgosurve.
Në komunën e Prishtinës thonë se ndërtimi i banesave kolektive ka filluar para ndërtimit të Qendrës së Paraburgimit. Dhe se sipas tyre, nuk paraqet ndonjë rrezik.
Në anën tjetër, në Ministrinë e Drejtësisë thonë se Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ka filluar të ndërtohet në përputhje me planin urbanistik të Komunës së Prishtinës dhe po ashtu me leje të lëshuar nga organet kompetente të Komunës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...