Kryegjykatësi i Prishtinës: S’kam kompetencë të ndërpres largimet nga banesat e uzurpuara

29 Shtator 2016 - 18:52      

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka mbajtur sot një konferencë për media, për të sqaruar çështjen e banorëve të larguar nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Ibrahimi tha se ka pranuar një kërkesë nga një grup qytetarësh të larguar ditë më parë nga banesat, ku i është kërkuar që ta ndërpresë procedurën e ekzekutimit dhe t’iu lejohet qëndrimi në këto banesa edhe për një vit.

Ai thotë se iu ka qartësuar banorëve se një kërkesë e tillë nuk është kompetencë e tij dhe gjykatës që ai drejton, duke shtuar se ai mund të përballet me përgjegjësi penale nëse nuk ekzekuton vendimet e formës së prerë.

“Kërkesa e tyre anonime ka qenë që unë si zyrtar i kësaj gjykate të ndërpres procedurën e ekzekutimit dhe t’iu lejoj që për 1 vit të qëndrojnë në këto banesa, normalisht unë nuk e kam atë të drejtë, sepse kryetari i gjykatës mban përgjegjësi penale nëse nuk ekzekuton vendimet e formës së prerë”, tha Ibrahimi.

Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi i ka cilësuar deklarata të pamatura, komentet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se kryetari i gjykatës nuk po e zbaton vendimin, transmeton KP.

“Dje ka pas shumë deklarata që mund të jenë më shumë të pamatura sepse tendencioze s’mund të thuhet nga një pozitë shumë të lartë, të një personi që mban pozitë shumë të lartë dhe ky është kryetari i komunës së Prishtinës. Publikisht dal e them se gjykata po vepron sipas vendimit dhe se nuk ka kthim mbrapa. Nuk e di se çka i duhet atij që del dhe thotë se kryetari i gjykatës nuk po e zbaton vendimin, unë sinqerisht nuk e kuptoj, ne nuk jemi pjese e lojërave politike, gjykata është jashtë atyre lojërave që mund të jenë dhe kjo sjellje e tij është e papranueshme, dhe në një farë mënyre tregon se sa vështirë e kanë gjykatat në Kosovë që të veprojnë dhe ta kryejnë punën e vet si duhet”, tha Ibrahimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...