Kryegjykatësi i Prishtinës e pyet Shpendin: Kur ta përmenda emrin?

29 Shtator 2016 - 08:49      

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi i ka dërguar një letër publike kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me një takim që ka pasur me banorët e larguar nga banesat e uzurpuara në lagjen Dardania të kryeqytetit, transmeton KTV.

“Në media po qarkullojnë lajme se Ju,dje, në takim gjithnjë sipas medieve, iu jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët: “Hamdi Ibrahimi po ju rren dhe mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”.

Zotëri Ahmeti, ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?”, ka pyetur kreu i Gjykatës Themelore duke shtuar se me pyetjet “A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmendur emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartur përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkojë ndalimin e procedurës së ekzekutimit dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?”...

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka akuzuar rëndë kryetarin e Gjykatës që ka marrë vendimin për lirimin e banesave në “Dardani”, duke thënë se ai është nxitës i banuesve për të protestuar para shtëpisë së tij, transmeton Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...