Ahmeti thotë se politika po i nxit protestat te shtëpia e tij

28 Shtator 2016 - 17:55      

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka akuzuar rëndë kryetarin e Gjykatës që ka marrë vendimin për lirimin e banesave në “Dardani” duke thënë se ai është nxitës i banuesve për të protestuar para shtëpisë së tij, transmeton Koha.net.

Ahmeti në Fcebook ka thënë se në tri nga 6 banesat e liruara ishin studentë me qira, dhe ka shtuar se ka shitblerje të këtyre banesave, e në to ka familjarë të politikanëve e deri te politikanë të fortë që kanë shpërnda banesa në vitin 1999. Por kjo le t’i mbetet organeve kompetente për shqyrtim ndërsa ka shtuar se komuna po bën përpjekje t’ia strehojë 10 familje që kanë nevojë e që janë larguar nga banesa.

Ahmeti ka shkruar:

Në një vend si Kosova, kryetari i Gjykatës e cila ka marr vendim në vitin 2008 ju thotë dhe i nxit që të shkojnë te shtëpia e kryetarit të kryeqytetit për të mos zbatuar vendimin që e kanë nxjerr vetë.

E vërteta po del dhe do të del në shesh dita ditës e do të shihet se kush çfarë ka bërë. p.sh që në ditën e parë të lirimit të banesave, nga 6 të liruara në tre prej tyre ishin studentë me qira, ka shitblerje të këtyre banesave, familjarë të politikanëve e deri te politikanë të fortë që kanë shpërnda banesa në vitin 1999. Por kjo le t’i mbetet organeve kompetente për shqyrtim.

E keqja është që një grup i vogël i njerëzve në hall po instrumentalizohen për sulme politike. E Komuna e Prishtinës po vazhdon me punën e vetë. Gjatë këtyre ditëve janë vlerësuar se shtatë familje janë në gjendje më të rëndë sociale, dhe tre të tjera me fëmijë me nevoja të veçanta. Komuna e Prishtinës qe një kohë ka filluar procedurat për strehimin në vende të tjera ku ka mundësi.

Por strehim nuk mund të ju ofrohet atyre me dy paga, atyre që marrin qira prej studentëve e politikanëve të pasur.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...