28 Shtator 2016 - 09:55
Në gjithë territorin e Komunës së Prishtinës ka gjithsej 2.996 hektarë e 49 arë e 27 metra katrorë- pronë komunale, dhe shfrytëzues të këtyre pronave janë evidentuar 6.183 persona privatë.
Këtë gjë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” drejtori i Drejtorisë për Pronë, në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, duke thënë se shfrytëzimi i pronave publike nuk përbën një dukuri të izoluar vetëm në ndonjë lagje të kryeqytetit, sepse një dukuri e tillë është e shtrirë nëpër të gjithë hapësirën e Prishtinës.
I pyetur nëse këta persona privatë janë shfrytëzues legjitimë të pronave komunale, apo i kanë uzurpuar ato, Kukaj ka thënë se shumë pak prej tyre kanë leje për shfrytëzimin e këtyre pronave.
“Janë të paktë shfrytëzuesit, të cilët u janë nënshtruar procedurave ligjore për marrjen në shfrytëzim të pronës komunale. Pothuajse shumica qëndrojnë aty në kundërshtim me mënyrën e paraparë me ligj”, ka thënë Kukaj.
Bazuar në një studim mbi evidentimin e pronës komunale, të bërë nga organizata zvicerane “Helvetas”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, rezulton se shumica e pronave komunale që shfrytëzohen nga persona privatë janë parcela që i takojnë kryeqytetit.
Studimi rezulton se në Prishtinë ka afro 3.300 persona privatë që shfrytëzojnë pronën komunale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...