Sërish protestues te shtëpia e Shpend Ahmetit, thonë se nuk do të ndalen

27 Shtator 2016 - 21:11      

Për të dytën herë radhazi banorët e larguar nga ndërtesat në lagjen Dardania kanë protestuar para shtëpisë së kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Rreth 40 nëna së bashku me fëmijët e tyre përreth një orë në shenjë proteste kanë qëndruar para shtëpisë së Ahmetit, duke kërkuar nga ai sqarime lidhur me largimet e tyre.

Njëri nga përfaqësuesit e banorëve në Lagjen “Dardania”, Gazmend Muqolli, ka konfirmuar për KTV-në se protesta vjen pas shumë refuzimeve që kryetari u ka bërë banorëve për t’i pranuar në takim.

Muqolli ka theksuar se këto protesta nuk do të ndalen derisa komuna t’u gjejë një zgjidhje, derisa fajtor për gjithë këtë gjendje e ka gjetur kreun Shpend Ahmetit, i cili sipas tij po kërkon me ngulm ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim.

Dy javë më parë Ndërmarrja Publike Banesore nisi një aksion për lirimin e 12 banesave të uzurpuara që nga paslufta. Kjo ndërmarrja pretendon se janë rreth 131 banesa pronë e saj të uzurpuara që nga paslufta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...