27 Shtator 2016 - 11:29
Ata këtë afat e kanë kërkuar me motiv që deri atëherë të gjejnë ndonjë zgjidhje për strehimin e tyre, transmeton Koha.net. Por, kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, u është përgjigjur se nuk ka mandat për një vendim të tillë.
Në njoftimin për medie nga ky takim, theksohet:
Banorë, që janë vendosur në banesa në Lagjen Dardania, e për të cilat sipas aktgjykimit të plotfuqishëm Gjykata Themelore në Prishtinë është duke vepruar për lirimin e tyre, kanë kërkuar sot nga kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, që të ndalë procedurën. Ata, sipas njoftimit për medie të kësaj gjykate, paraqiten gjendjen e rëndë në të cilën janë gjetur si pasojë e kërkesës për lirimin e banesave dhe i kërkuan kryetarit të gjykatës që të paktën për 1 vit të lejojë qëndrimin e tyre në këto banesa, përkatësisht deri në gjetjen e zgjidhjes për problemin e strehimit.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi që shprehu keqardhje për situatën e krijuar rreth procedurave për lirimin e këtyre banesave, i njoftoi dhe ua rikujtoi këtyre qytetarëve-banorë në Lagjen Dardania, se gjykata ka obligim ligjor zbatimin e aktgjykimit të plotfuqishëm dhe ajo nuk ka të drejtë që pa kërkesën e kreditorit të ndërpresë procedurën e ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm. Për më tepër gjykata përsëri rikujton se ka vepruar në ekzekutim të një aktgjykimi, që është i plotfuqishëm tani e më shumë se 8 vjet.
Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit gjykata rikujton se në ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm nuk ka ndodhur asnjë veprim urgjent dhe të gjithë këta banorë që duhet t’i lirojnë banesat tani e 8 vjet kanë qenë në dijeni se banesat duhet t’i lirojnë.
Për më tepër, gjykata njofton se në procedurë të lirimit të mëtejmë të këtyre banesave pritet që të veprojnë përmbaruesit privatë, sepse kreditori ka tërhequr disa propozime për ekzekutim nga gjykata dhe i ka adresuar te përmbaruesit privatë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...