26 Shtator 2016 - 21:58
Sipas dëshmitarëve që kanë folur për Koha.net, mësohet se atje ishin rreth 30 persona, gra e fëmijë, të cilët po protestojnë për vendimin për dëbim nga banesat të cilat i kanë uzurpuar pas luftës.
Rastin e ka konfirmuar edhe vetë Ahmeti, i cili tha se është vizituar nga rreth 30 gra e fëmijë.
“Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund”, ka thënë Ahmeti, raporton Koha.net.
Ai potencoi se të njëjtën gjë e ka shpjeguar edhe para disa ditësh.
“Sot edhe Gjykata kishte dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008 dhe që tani po zbatohet. Por dikush vazhdon t’i gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet t’i blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhrin për gjykata e për polici”, u shpreh ai.
Koha.net ka provuar që të kontaktojë edhe me zyrtarë të Policisë së Kosovës, pasi që është mësuar se drejt shtëpisë së kreut të Komunës janë nisur disa vetura me policë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...