Foto: Koha

BE ndan 8.5 milionë euro për rehabilitimin e Termokosit

26 Shtator 2016 - 21:53      

Shefja e re e BE-së, Natalia Apostolova, ka vizituar ngrohtoren e qytetit, “Termokos”. Gjatë takimit me menaxhmentin të kësaj ndërmarrjeje, Apostolova ka bërë të ditur ndihmën e radhës që BE do të shtojë për rehabilitimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë.

Ndihma që BE do t’i ofrojë kompanisë është 8.5 milionë euro.

Apostolova ka thënë se gjithçka po bëhet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa ka theksuar se BE-ja është e përkushtuar të përkrah zhvillimin në Kosovë sidomos tash kur ka hyrë në fuqi edhe MSA-ja.

Shefja e BE-së tha se nëse zbatohet si duhet, MSA-ja mund të sjellë dobi për qytetarët duke tërhequr investime që krijojnë vende të reja pune, duke e larguar korrupsionin dhe duke sjellë profesionalizëm në administratën publike.

Apostolova ka kërkuar menaxhim të mirë të parave që vijnë nga BE-ja.

“Gjatë bisedave të mia me menaxhmentin dhe udhëheqësin e kompanisë, e kam përsëritur presionin e fuqishëm nga BE-ja që të ketë mënyrë transparente të menaxhimit të parave evropiane. Paratë e BE-së janë para të të gjithë banorëve të Bashkimit Evropian, janë paratë e tyre dhe do t’i monitorojmë projektet tona mënyrë të detajuar. Andaj transparenca dhe manxhimi i mirë i parave janë parakusht për investime tjera”, ka thënë Apostolova.

Ndërkohë Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv në Termokos, ka premtuar se të gjitha mjete si donacion nga BE-ja do të menaxhohen në mënyrën më transparente dhe të rregullt, siç është bërë edhe deri më tash.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...