26 Shtator 2016 - 16:13
Çështja për të cilën është vepruar me dt 19.09.2016 dhe sot me 26.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin 2005.
Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05), i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008.
Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që para 8 viteve.
Të gjitha palët që ju takon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen.
Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë.
Për qartësim, mosekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme është vepër penale.
Prandaj gjykata është duke vepruar në aplikim të dispozitave ligjore në fuqi. Dhe ky është obligim ligjor për gjykatën.
Policia e Kosovës është duke vepruar në përkrahje të Gjykatës për zbatimin e aktgjykimeve të plotfuqishme .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...