25 Shtator 2016 - 21:31
Sipas “Qarkores 2017/02” të Ministrisë së Financave, buxheti i komunës së Prishtinës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 62 milionë euro, apo 3 milionë më pak se këtë vit, transmeton Koha.net.
Për këtë vit buxheti i komunës nga hyrat vetanake kanë qenë i paraparë të jetë 30 milion euro, ndërsa, vitin tjetër, parashihet të jetën afro 5 milion e gjysmë më pak, apo 24 milion e 600 mijë euro. Në anën tjetër, granti i përgjithshëm qeveritar, për këtë vit ka qenë 35 milion euro, ndërsa për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2 milion më shumë.
Sipas shefes së kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli, ata po dëmtohen në mungesë të Ligjit për Kryeqytetin, pasi buxheti u caktohet sipas kritereve të njëjta me komunat tjera, duke veçuar edhe faktin se Prishtina, si kryeqendër, ofron shërbime për më shumë se 100 mijë qytetarë sesa numri i qytetarëve të regjistruar si banorë të saj.
Sipas qarkores, granti qeveritar specifik për arsimin për vitin 2017 parashihet të jetë 17 milionë euro, ndërsa ai për shëndetësi afro 5 milionë euro. Nga 62 milionë eurot e parapara për kryeqytetin, në vitin e ardhshëm, mbi 22 milionë euro, apo 36% e buxhetit, do të shkojë për shpenzime kapitale. Ndërsa, 28 milionë apo rreth 40% për paga dhe mëditje.
Ndërkohë, në Ministrinë e Financave nuk kanë dhënë detaje rreth buxhetit të kryeqytetit.
Ata, vetëm kanë sqaruar se, buxheti përbëhet nga Grantet Qeveritare dhe të hyrat vetanake, të aprovuara nga Komisioni i Granteve, sipas kritereve të përcaktuara me ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, të cilat janë të njëjta për të gjitha komunat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...