23 Shtator 2016 - 19:25
Pasditen e së premtes, Policia ka bastisur zyrat e kësaj ndërmarrjeje, pasi paraprakisht gjatë ditës, ata kanë arrestuar sekretarin e stacionit, Korab Visoka për armëmbajtje pa leje.
Kjo bastisje sipas Policisë, është bërë me urdhër të prokurorit, për shkak të dyshimeve se aty mund të ketë edhe armë të tjera zjarri, por pas bastisjes, aty janë gjetur vetëm dy armë të ftohta.
Berisha ka konfirmuar se të dyshuarit për armëmbajtje pa leje, i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orësh.
Kjo zyrë sipas punëtorëve dhe ushtruesit të detyrës së kryeshefit, Nezir Rama, ishte bllokuar nga arkivistja Mihrije Rexha, për ta bllokuar vulosjen e autorizimit të bordit të ndërmarrjes për zyrtarizimin e shkarkimit të tashmë ish-kryeshefit, Ylber Çitaku.
Ndërkohë, KTV-ja ka provuar të kontaktojë me punonjësen, Mihrije Rama, por ajo nuk e ka hapur telefonin, e as nuk është kthyer në vendin e punës as pas bastisjes. Vendimi për shkarkimin e Ylber Çitakut nga posti i kryeshefit ekzekutiv, ishte marrë nga bordi i kësaj ndërmarrjeje më 5 shtator, ndërsa nuk ka mund të zbatohet për siç thuhet, shkak të pengesave nga Çitaku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...