22 Shtator 2016 - 16:36
“Fabrika e ujit në ‘Shkabaj’ do të përfundojë në dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017”, thuhet nga KUR “Prishtina”, transmeton Koha.net.
KUR ”Prishtina” këtë komunikatë e ka lëshuar si demant ndaj një raportimi nga Radio Kosova se “Fabrika mund të dështojë për shkaqe financiare” sepse aty asgjë nuk ka të vërtetë, duke u bazuar në faktin se mjetet financiare për fabrikën e ujit në “Shkabaj” nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë alokuar dhe transferuar në llogarinë e veçantë të këtij projekti në llogari të KUR ” Prishtina ” sh.a., e po ashtu edhe Komuna e Prishtinës ka alokuar dhe transferuar 1.5 milion euro deri më tash dhe jemi në bisedime e sipër që edhe pjesës tjetër do t’i përgjigjen pozitivisht, në mënyrë që ky projekt i shumëpritur nga ana e qytetarëve të përmbyllet me sukses.
“Ua kujtojmë sërish se, Faza e III-të e investimeve përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë 700 l/s me mundësi të rritjes së kapaciteteve edhe me 500 l/s të tjera. Financues të projektit janë: Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion euro dhe 20 milion KUR ‘Prishtina’ sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës. Projekti përmban këto komponente: Ndërtimi i Fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe ndërtimi i rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues. Punimet në këtë fabrikë janë duke u zhvilluar me një dinamikë të madhe. Projekti ‘Shkabaj’ është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KUR ‘Prishtina’ sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë vendin. Me realizimin e këtij investimi, që është planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Podujevën dhe komunat tjera nën menaxhimin e KUR”Prishtina” sh.a., do të ketë përmirësime të dukshme në largimin e ujërave të zeza dhe do të investohet në mbrojtjen efektive të burimeve nga ndotjet”, sqarohet gjerësisht nga KUR “Prishtina”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...