Protestë në stacionin e autobusëve [video]

22 Shtator 2016 - 12:52      

Punëtorët e stacionit ë autobusëve në Prishtinë kanë protestuar duke kërkuar largimin e kryshefit ekzekutiv, Ylber Çitaku, i cili tanimë është shkarkuar nga bordi. Ata kanë hyrë edhe në zyrën e Çitakut. Ndërsa, pas një marrëveshje ky i fundit ka lëshuar zyrën.

Çitaku ka thënë se punëtorët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj tij dhe bordit, transmeton kp . Madje ai bëri thirrje që të mos binë pre e provokimeve dhe interesave politike.

Ai shtoi se ata po kërkojnë që të qartësohet situata.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Shyqeri Abazi tha se punëtorët këmbëngulin që ai të lirojë zyrën sepse ndaj tyre po bëhet padrejtësi e ketë po e thotë

Në zyrën e kryshefit ka ardhur edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bashkuar për t’u sqaruar kryshefin, përfaqësuesin e punëtorëve dhe dy prej punëtorëve.

Pas një bisede përfaqësuesi i punëtorëve, Sheqeri Abazi tha se është arritur marrëveshje që nesër të mbahet mbledhje që të bëhet zgjidhje, dhe punëtorët të vazhdojnë punën.

Pas kësaj punëtorët liruan zyrën e kryeshefit ekzekutivë, të cilin e kanë shkarkuar bordi i drejtorëve të NPL Stacioni i autobusëve”.

Kurse, kryeshefi ka liruar zyrën deri nesër kur të bëhet marrëveshje me bordin e drejtorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...