44 familje nga Bregu i Diellit mund ta pësojnë si ata të lagjes “Dardania” [video]

21 Shtator 2016 - 19:16      

Të njëjtin fat si të banorëve të një ndërtese kolektive në lagjen “Dardania”, që me forcë u tentua të largohen nga banesat, mund ta kenë edhe 44 familje që jetojnë në një ndërtesë, e cila konsiderohet e uzurpuar nga Ndërmarrja Publike Banesore, raporton KTV.

Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë padi që të lirohen edhe banesat e uzurpuara në lagjen “Bregu i Diellit”.

Banorët thonë se kanë investuar shuma të mëdha parash në këtë objekt dhe kërkojnë që t’u njihet kjo e drejtë.
Për këtë rast, të mërkurën është mbajtur një seancë gjyqësore, e cila u shty për një datë tjetër.

Por në Ndërmarrjen Publike Banesore thonë se këto banesa janë pronë publike dhe sipas saj, ajo është dhe duhet të jetë e patjetërsueshme.

Kompleksi banesor me rreth 50 banesa ishte ndërtuar në vitet e 90-ta dhe ka qenë projekt për t’i sistemuar refugjatët serbë të Bosnjës në Prishtinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...