21 Shtator 2016 - 00:00
Këto akuza ai i ka theksuar pas aksionit të djeshëm detyrues të policisë për largimin e 160 familjeve nga banesat, siç ka thënë Kamberi, për të cilat aktvendimi gjyqësor për lirimin e tyre ishte bërë në nëntorin e vitit 2008.
Kamberi, duke folur në Interaktiv të KTV-së ka thënë se largimi i djeshëm i detyruar i qytetarëve nga policia, ka qenë i padrejtë dhe i bërë në kohë të papërshtatshme.
Ai në vazhdim ka deklaruar se ka munguar bashkëpunimi komunal me bashkësitë lokale, sikur të ekzistonte ky bashkëpunim problemi do të zgjidhej shumë lehtë.
“Nuk na përfill kryetari i komunës së Prishtinës si bashkësi lokale. Të gjitha bashkësitë injorohen nga kryetari i Prishtinës. Ai është takuar vetëm me militantë partiakë të Vetëvendosjes”, ka thënë Kamberi.
Nga 33 këshilla lokale që ka, Komuna nuk ka komunikuar dhe nuk komunikon me asnjërën nga to.
Sipas Kamberit vendimi i Gjykatës është i pavlefshëm, ai ka vlerë vetëm pesë vjet që nga marrja e vendimit,dhe tani ai është i parashkruar.
Në pyetjen pse më herët nuk është bërë largimi i banuesve, Kamberi ka thënë se Mustafa ka pasur një tolerancë ndaj mirëqenies sociale ndaj këtyre banorëve, që shumica janë me asistencë sociale e që nuk kanë kushte të mira për jetesë.
Kamberi ka shfaqur dyshimin se Ndërmarrja banesore dhe komuna kanë qëllime të veta për marrjen e këtyre banesave. Ai ka shtuar se, “Vetëvendosje ka rënë në nepotizëm e korrupsion dhe po përpiqet të përfitojë pasi e di se nuk do t’i fitojë zgjedhjet”.
Kamberi , që është aktivist i LDK-së, ka treguar edhe për një mospajtim që ka pasur me zyrtarin e Vetëvendosjes, Yll Hoxhën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...