17 Shtator 2016 - 10:15
Të tilla janë të pranishme në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
E për to nuk mungojnë ankesat nga qytetarët, të cilët ankohen për tollovi për shkak të gropave, e po ashtu edhe se po u prishen veturat
Në komunë premtojnë se për pak ditë do të mbulohen të gjitha gropat në zonën urbane.
“Kontratat për sanimin e gropave dhe përmirësimin e infrastrukturës ripërtërihen, bëhen vazhdimisht, hapen tenderë të rinj kur ka nevojë dhe tani është duke u zbatuar një kontratë e tillë dhe kompania fituese ka filluar sanimin e gropave në pjesën urbane të qytetit dhe besoj se për pak ditë do të përfundojë sanimi i të gjitha gropave në qytet”, ka thënë Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës.
Por, qytetarët kanë ankesa për, siç thonë, zvarritjen e punimeve që po i bën komuna.
Ndërkohë, pas përfundimit të punimeve nga KEDS-i, Komuna e Prishtinës ka njoftuar për punime të reja në rrugën “Muharrem Fejza”, e cila konsiderohet si rruga më e shkatërruar në kryeqytet.
Infrastruktura rrugore në kryeqytet mbetet ende problematike në shumë pjesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...