16 Shtator 2016 - 21:43
Prej zgjedhjeve të vitit 2000 deri në vitin 2013, asnjë kryetar i kryeqytetit shqiptar nuk kishte vizituar Komunën e Prishtinës.
Ish- kryebashkiaku Edi Rama, tash kryeministër i Shqipërisë nuk kishte ardhur, por as nuk e kishte ftuar ish-kryetarin Ismet Beqiri për vizitë.
Por, edhe pse në Tiranë u ndërrua pushteti nga PS në PD, Lulzim Basha sa ishte kryebashkiak i Tiranës nuk e kishte takuar kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, tash kryeministër.
Me të ardhur në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin e kishte vizituar kryebashkiaku i Tiranës në atë kohë, Lulzim Basha.
E, këtë javë, për një vizitë dyditore, në Prishtinë ka qëndruar kreu aktual i Tiranës, Erion Veliaj.
Mosbashkëpunimi deri më tash i dy kryeqyteteve shqiptare, shoqëria civile thotë të ketë ndodhur për arsye politike.
Ndryshe nga niveli lokal në nivel qendror, dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kanë realizuar tri mbledhje të përbashkëta.
Por, Salihu thotë se takimet e tashme nuk duhet të mbesin vetëm takime.
Urbanizmi, transporti publik, digjitalizimi, mjedisi dhe investimet janë disa nga fushat që krerët e Tiranës dhe Prishtinës janë pajtuar të zgjerojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave.
Të dy kryetarët janë shprehur se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm është i rëndësishëm për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve.
Gjatë konferencës përmbyllëse të vizitës së Veliajt, u theksua se Tirana mund të marrë përvoja të mira nga Prishtina dhe Prishtina nga Tirana.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Veliaj është takuar edhe me presidentin, kryeministrin dhe të tjerë zyrtarë institucionalë e krerë të partive politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...