A po e favorizon me projekte sponsoruesin kryetari i Prishtinës?

15 Shtator 2016 - 15:20      

Shpend Ahmeti nuk u ka dhënë alternativë pronarëve të tokave në lagjen Mat se me cilën kompani të lidhin marrëveshje për dhënien e tokave të tyre për ndërtim, për shkak se ka lidhur njëanshëm memorandum me kompanin “Tregtia” për të ndërtuar një lagje.

Kjo përbën shkelje të rëndë ligjore, shkruan portali prishtinaonline.info.
Kjo është marrëveshja e nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe N.T.N ‘Tregtia’ për projektin Kodrina në lagjen Mat.
Neni 2 i kësaj Marrëveshje përbënë shkelje ligjore, pasi që duke u bazuar në projektin ideor dhe ngastrat kadastrale komuna ka obliguar pronarët e parcelave që tokën e tyre t’ia japin në shfrytëzim kompanisë "Tregtia".

Me këtë rast është krijuar monopoli në këtë projekt, pasi ende pa i pasur pëlqimet kompania, ka nënshkruar marrëveshje më komunën. Komuna nuk mund të obligojë pronarët e tokave se kujt ia shesin apo ia japin në shfrytëzim. Po ashtu kompania "Tregtia" është zgjedhur në baza preferenciale personale, pasi që nuk ka pasur konkurs apo thirrje për aplikim duke marrë parasysh karakterin publiko-privat.

Kjo shkelje është edhe më e rëndë kur i shtohet fakti se kjo marrëveshje nuk ka kaluar nëpër Asamblenë Komunale, ashtu siç e parasheh ligji.

Këto favorizime dhe shumë favorizime të tjera janë bërë nga Komuna e Prishtinës pasi që kompania "Tregtia" nuk ka marrë pjesë në protestat e ndërtimtarëve dhe është një nga sponsorët e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan ky portal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...