15 Shtator 2016 - 14:12
Sipas KFOR-it, pajisjet e tilla përfshijnë glukometra, oksimetra, termometra dhe instrumente për matjen e shtypjes, të cilat janë në kuadër të projekteve aktuale për shëndetësi me ndikim të shpejtë të KFOR-it/BCU-së.
“Ky donacion do të ndihmojë banorët e Shlivovës dhe të gjithë njerëzit e rrethinës, të cilët zakonisht duhet të udhëtojnë në Prishtinë në mënyrë që t’i nënshtrohen të gjitha trajtimeve bazike mjekësore. Gjatë këtij aktiviteti,transmeton kp, personeli mjekësor ka shprehur falënderimin e vetë, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të projekteve të tilla të mbështetura nga KFOR-i”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.
Detashmentet e përbashkëta rajonale Veri, Qendër dhe Jug mbështesin vetëdijesimin e Komandantit të KFOR-it mbi situatën dhe fushatën e komunikimit në zonën e tyre të përgjegjësisë, duke komunikuar kështu me autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat jo-qeveritare (OJQ-të).
Kjo mundëson monitorimin e afërt dhe identifikimin e hershëm të ngjarjeve që kanë të bëjnë me siguri, të ngjarjeve shoqëroro-ekonomike dhe politike. Këta gjithashtu luajnë një rol qenësor në kontributin për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes. Aktualisht, DPR – Qendër komandohet nga një oficer italian dhe përmban personel nga 5 vende të ndryshme; Finlanda, Hungaria, Italia, Sllovenia dhe Turqia.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...