Ahmeti e Veliaj do ta krijojnë unionin e bashkive shqiptare

14 Shtator 2016 - 09:42      

Prishtinë, 14 shtator – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë paralajmëruar krijimin e unionit të bashkive-komunave kryesore shqiptare në rajon: Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit. Kjo gjë pritet të ndodhë para datës 28 Nëntor, Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur Ahmeti dhe Veliaj pas një takimi që e kanë mbajtur të martën, në fillim të vizitës dyditore që një delegacion nga Tirana, i udhëhequr nga kryetari Veliaj do të zhvillojë në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Ata në këtë takim kanë diskutuar për projekte të përbashkëta, si për shkëmbimin e përvojave nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...