13 Shtator 2016 - 09:15
Që kur ka nisur viti shkollor, ata kanë mbajtur lëndë të edukatës fizike, si dhe orë mësimore joprofesionale, por asnjë ditë nuk kanë mbajtur orë të matematikës, shkruan Koha Ditore.
Pesë lëndë matematikore janë në kuadër të mësimit në këtë Gjimnaz, të cilat i mbajnë dhjetë profesorë akademikë, por ata e kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për mosdhënien e pagave nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Gjimnazi Matematikor është themeluar në vitin 2014, me vendim të Ministrisë së Arsimit, për çka janë shpenzuar mbi 2 milionë euro dhe ka qenë marrëveshje ndërinstitucionale që mësimdhënësit e lëndëve profesionale-matematikore të paguhen nga Ministria e Arsimit, kurse mësimdhënësit e lëndëve të tjera të paguhen nga Komuna e Prishtinës.
Përderisa Komuna i ka paguar me rregull obligimet ndaj mësimdhënësve me të cilët ka kontratë, Ministria e Arsimit vazhdimisht ka ngecur prapa me shlyerjen e obligimeve për të cilat ka marrë përgjegjësi kontraktuale...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...