Foto: Koha / arkiv

“Termokos” pritet të jetë gati për sezonin ngrohës

11 Shtator 2016 - 09:45      

Ngrohtorja “Termokos” është duke realizuar planin e fazës së dytë të projektit të kogjenerimit në kryeqytet, që përshinë ndërrimin e gypave të vjetër të rrjetit ekzistues dhe rehabilitimin e 50 nënstacioneve termike.

Zëdhënësja Afërdita Uka tha për Radio Kosovën se këtë vit, do të ketë vetëm disa kyçje të reja. Ndërkohë, shtrirja e rrjetit po krijon kaos në komunikacion.

Ngrohtorja “Termokos”, është duke realizuar projektet me të cilat do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes në Prishtinë.

Zëdhënësja Afërdita Uka thotë për RK –në se ngrohtorja “Termokos”, do të jetë e gatshme për sezonin ngrohës, që fillon më 15 tetor.

Në sezonin ngrohës do të kyçen edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Administrata e Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dy objekte të QKUK-së. Uka tha se pas studimit të fizibilitetit të konsulencës holandeze, do të bëhet zgjerimi i rrjetit të ri të ngrohtores në disa lagje të reja të Prishtinës.

Zëdhënësja Uka bënë të ditur se tani për tani nuk parashihet zgjerim i rrjetit të ngrohtores në ato lagje, ku nuk ka ekzistuar asnjëherë, siç është Dargodani, Kodra e Trimave dhe disa lagje të tjera.

Por, shtrirja e rrjetit të gypave të ngrohjes, po shkakton telashe të mëdha në komunikacion.

Në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit do të ndërrohen rreth 10 kilometra gypa të vjetër të rrjetit ekzistues me gypa të rinj të para-izoluar si dhe do të bëhet rehabilitimi i 50 nënstacioneve termike të cilat do të ofrojnë ngrohje më cilësore për qytetarët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...