11 Shtator 2016 - 07:30
Ato nuk janë mbjellë nga ndonjë kompani lulesh, por nga vetë drejtori, Besim Korça, dhe nxënësit e shkollës, të cilët kanë siguruar fondet për blerjen e tyre nga projektet e fituara me dijen e marrë në shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata kanë fituar nëntë herë projekte në garat që janë mbajtur në nivel të Kosovës, dhe me paratë e projekteve shkolla ka blerë pajisje për laborator, ka ndërtuar parkun në oborrin e shkollës, si dhe ka blerë pajisje për klasat e punëdorës dhe për punëtoritë që tashmë i ka shkolla.
Shkolla ka laboratorin e biologjisë, të kuzhinës, të punëdorës, të teknologjisë informative, si dhe atë të kimi-fizikës. Korridoret e shkollës janë të mbushura me eksponatet që kanë punuar nxënësit, më shumë nga të cilat ata edhe i kanë fituar garat në nivel kombëtar, nga projektet e financuara nga Ministria e Arsimit.
Kujdesi për librin, kujdes ndaj shtetit
Por, ajo që e bën të veçantë këtë shkollë në kryeqytet, madje edhe në Kosovë, është kujdesi për kursimin e buxhetit të shtetit.
Që nga 2008-a, kur Ministria ka filluar të sigurojë librat falas për nxënësit e klasave 1-9, nxënësit dhe mësimdhënësit ruajnë librat shkollorë, duke i përcjellë ata gjeneratë pas gjenerate... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...