10 Shtator 2016 - 14:55
Ndërsa, rasti kishte bërë bujë në media.
Debat për të kishte edhe në Kosovë.
Pas asaj që ndodhi në Shqipëri, në Kosovë ishte shtuar interesimi për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucionet parashkollore.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë, derisa kishte njoftuar se do të bëhet vendosja e kamerave në institucionet parashkollore, pati thënë se ideja për vendosjen e tyre kishte qenë para se të ndodhte incidenti në Shqipëri, ani pse ishte aktualizuar me atë ngjarje.
Megjithatë, ai kishte thënë se ajo s’do të bëhej për monitorimin e edukatoreve.
Idenë e vendosjes së kamerave po e përkrahin prindërit, edhe pse janë të kënaqur me edukatoret.
Por, pos monitorimit, prindërit i shohin të dobishme kamerat edhe për aspekte të tjera.
Megjithëse e mirëpresin idenë e komunës për vendosjen e kamerave, prindërit thonë se nuk janë të kënaqur me punën e komunës, pasi shpeshherë nuk po i zëvendësojnë edukatoret, të cilat shkojnë në pushim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...