8 Shtator 2016 - 19:28
Kjo linjë nuk e ka më stacion të fundit Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bregun e Diellit, por rrethrrotullimin te lagjja “Mati 1”, transmeton Koha.net.
Ndryshimi ka ndodhur prej së shtunës dhe disa prej qytetarëve nuk kanë qenë të njoftuar.
Por të anketuarit mendojnë se ky vendim është i drejtë, pasi banorët e ndërtesave në “Rrugën B” nuk kanë pasur fare transport publik.
Adonis Tahiri nga komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ndryshimi i linjës së autobusit është bërë me kërkesën e vet banorëve të Bregut të Diellit, pasi aty ku ka qenë stacioni i fundit, janë parkuar autobusët e linjës 5 dhe 3, ku kanë shkaktuar zhurmë dhe tollovi.
Kohëve të fundit, jo vetëm linja 5 ka ndryshuar rrugë, por edhe linja 4.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...