Ahmeti: PDK tregon injorancën, prokurimi u bazua në kriteret e BERZH-it

8 Shtator 2016 - 15:26      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur PDK-së, e cila ka akuzuar Komunën se duke shkelur ligjin e legjislacionit që rregullon prokurimin publik, lejoi që Dardan Sejdiu të kryesojë komisionin për hapjen dhe vlerësimin e tenderit të autobusëve.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Triumf Sadikaj, ka bërë me dije se i janë drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik rreth dy çështjeve që kanë të bëjnë me tenderin e fundit të Komunës së Prishtinës për blerjen e autobusëve, por Ahmeti në një postim në Facebook, ka shkruar se PDK-ja po e tregon injorancë ndaj komunës së Prishtinës.

“Tash më treguan se dega e PDK në Prishtinë paska mbajt konferencë për shtyp ku dikush paska fol e Lirak Çelaj paska qenë në rreshtin e parë të gazetarëve në konferencë për ta ndihmuar personin në shpifje në qoftë se mbetet diku”, ka shkruar Ahmeti.

“Duke komentuar kontraten e autobusave, dhe duke mos ditur asgjë për temën, modelin dhe reformen tregojnë injorancen, mosdijen dhe qëllimin shpifes ndaj komunes së Prishtinës. Sic e kemi shpjeguar disa herë, prokurimi është bazuar në rregullat e BERZH ku në çdo hap është marr pëlqimi nga BERZH. Edhe kur janë bërë specifikacionet janë bërë bashkë, edhe kur është bërë formula edhe kur janë bërë kriteret. Pra nga katër kompani ofertuese, një nuk i ka plotësuar kushtet (nga Ukraina) ndërsa nga të tjerat sipas formules së përcaktuar (Çmimi, Shpenzimet, Mirëmbajtja, garancioni etj:) çmimi më i lirë është kompania fituese”.

“Ky është raport 30 faqesh që është vlerësuar nga BERZH dhe është aprovuar”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...